Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje ndaj kongresmenëve amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam për vizitën e tyre në Kosovë. Meta theksoi se shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë të përballen me politika diskriminuese dhe përjashtuese nga autoritetet në Beograd.