Faleminderit Shqipëri dhe mirëutakofshim! Me premtimin se do të mbetet gjithëmon një avokat për Shqipërinë dhe shqiptarët, Alastair King Smith mbyll mandatin e tij trevjeçar si ambasador i Britanisë në Shqipëri për të marr detyrën e tij të re në Londër. Përmes një mesazhi në gjuhën shqipe, King Smith rendit të gjitha ndryshimet që sollën një partneritet më të fortë mes dy vendeve. King Smith: Nick Abbott është emëruar ambasadori i Britanisë dhe pritet të Madhërisë së tij në Republikën e Shqipërisë si pasues i Alastair King Smith që pritet të marrë detyrën gjatë muajit shtator. Gjatë viteve 2018-2019 Abbott është trajnuar në gjuhë shqipe dhe më pas ka shërbyer si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.