Top News – ‘Faleminderit Amerikë…!’ Talebanët, më shumë avionë se 10 vende të NATO-s
01/09/2021 22:22

Talebanët kanë tani rreth 48 mjete fluturuese luftarake, mes të cilëve Black Haëks që SHBA i ka dhuruar afganistanit si edhe avionë luftarakë A-29, pasi kolapsi i ushtrisë afgane i la ata me më shumë fuqi ajrore se shumë vende të NATO-s. Xhihadistët kanë shtënë në dorë tashmë disa baza të mëdha ajrore mes të cilave ato në Herat, Khost, Kunduz, Mazar i Sharif dhe Kabul e madje kanë mundur të ngrenë një Black Haëk kundër luftëtarëve të rezistencës të mbledhur në Luginën e Panjshirit. Ata me shumë krenari kanë postuar në mediat sociale foto të helikopterëve Black Haëk, vetëm një prej të cilëve kushton mbi 6 milionë dollarë si edhe një avion transportues Hercules, me vlerë 14 milionë dollarë. Gjithcka ju nevojitet tani talebanëve janë pilotë nga forcat e shpërbëra ajrore afgane për të drejtuar dhe menaxhuar helikopterët dhe avionët që ata kanë në duar. Shefat talebanë raportohet se kanë urdhëruar trupat e tyre që të gjejnë pilotë nga Forcat Ajrore të shpërndara afgane, të cilët kanë bërë trajnime të shtrenjta nga SHBA dhe aleatët e saj, për të drejtuar avionë dhe helikopterë ushtarakë të teknologjisë së lartë. Pa pilotë të specializuar, ngritja në ajër e një mjeti të tillë të sofistikuar është pothuajse e pamundur për një amator - por disa video të terroristëve sugjerojnë se ata kanë nisur rekrutimet. Para rënies së Kabulit, shumë nga avionët dhe helikopterët në fakt u nxorrën jashtë funksionit nga trupat amerikane, ndërsa të tjerë u dërguan në vendet fqinje. Para rënies së vendit në duart e talebanëve, Forcat Ajrore Afgane kishin 167 avionë, përfshirë 108 helikopterë dhe 59 avionë, sipas një inspektimi zyrtar të qeverisë amerikane më 30 qershor. Përpara rënies së Kabulit, Uzbekistani konfirmoi se 46 aeroplanë afganë, përfshirë 24 helikopterë, kishin mbërritur në vend për të parandaluar që ata të binin në duart e talebanëve. Komandanti i misionit të evakuimit të SHBA, gjenerali Frank McKenzie, tha se trupat amerikane çaktivizuan 73 avionë para se të largoheshin përfundimisht nga vendi të hënën mbrëma. E kjo lë në duart e xhihadistëve tani rreth 48 avionë dhe helikopterë dhe kjo sasi është më e madhe se ajo që disponojnë një e treta e vendeve anëtare të natos së bashku, mes të cilëve Shqipëria, Bosnja, Estonia, Islanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Mali i zi, Maqedonia e veriut dhe Estonia.

Top Channel/ Afgani kërcënoi Nigel Farage, Gjykata shpall fajtor pasi hodhi një video në Tik Tok
11/10 15:40
Top Channel/ Samit për rindërtimin e Gazës, pas përfundimit të luftës do diskutohet e ardhmja
11/10 14:15
Top News- Korea e Veriut nxjerr ‘bishën’ e re/ Prezanton raketën që mund të godasë SHBA-të
11/10 13:58
Top News- Sulmohet kryebashkiakja/ Vajza e adoptuar qëllon disa herë, mister shkaku
11/10 13:13
Top News- Shqiptari kapet me pistoletë e kokainë në Greqi, po lëvizte me makinë kur u prangos
11/10 13:02
Top Channel/ Komunistët koreanë tregojnë armët, në paradën ushtarake nxjerrin Hwasong-20
11/10 12:27
Top Channel/ Open AI ‘zhvendoset’ në Argjentinë, ndërtohet qendra e të dhënave në Patagoni
11/10 12:22
Top Channel/ SHBA, tarifa 100% ndaj Kinës, Trump tërhiqet nga takimi me Presidentin kinez
11/10 12:17
Top Channel/Trump heq demokratët nga puna,4 mijë punonjës lajmërohen për shkurtim të vendit të punës
11/10 12:17
Top News-Nis këmbimi i pengjeve me të burgosurit/ Qindra mijë palestinezë kthehen në Gazan e rrënuar
11/10 12:16
Top Channel/Trump: Nobelin e meritoja unë, presidenti amerikan bisedon me lideren e Venezuelës që…
11/10 12:13
Top Channel/ Ndalet lufta në Gaza në pritje të pengjeve nga Hamasi dhe të burgosurve palestinezë
11/10 12:09
Top News- Shpërthen fabrika e eksplozivëve/ Të paktën 18 persona të zhdukur në SHBA
11/10 11:29
Top News- ‘Ai po I kthen ata në shtëpi’/ Mediet izraelite lartësojnë figurën e Trump
11/10 11:28
Top News- Acarohen marrëdhëniet SHBA-Kinë/ Trump vendos tarifë shtesë 100% ndaj Pekinit
11/10 11:17
Top Channel/ Macron kthen kryeministrin Lecornu që dha dorëheqjen pak ditë më parë
10/10 23:18
Top Channel/ Shpërthim në SHBA, 19 të zhdukur në kompaninë e eksplozivëve
10/10 22:54
Top Channel/ SHBA-Kinë, tension i lartë, Trump anulon takimin me Xi Jinping
10/10 22:42
Top News- Trump kërcënon Kinën, paralajmëron tërheqje nga takimi i planifikuar me Xi
10/10 22:30
Top Channel/ Gaza, rikthim në rrënoja. Mijëra palestinezë po kthehen në shtëpi
10/10 22:29