Top News – Falas për qytetarët/ Kosova, 1.2 mln vaksina anti covid
18/11/2020 11:25

Është bërë një vit që kur në botë është shfaqur rasti i parë me virusin SARS CoV-2 pozitiv, e që në fillim ishte një infeksion misterioz e pastaj u bë e ditur që kemi të bëjmë me koronavirus. Që nga ajo kohë e deri më sot shumë kompani farmaceutike po bëjnë hulumtime për zbulimin e një vaksine adekuate kundër COVID-19, ku dy prej tyre tashmë kanë nxjerrë rezultate mbresëlënëse. E pas këtyre lajmeve të mira që vaksina kundër COVID-19 është rrugës, shumë shtete kanë nisur procedurat e aplikimit për të siguruar dozat e para në momentin që vaksina do të del në treg. Një gjë të tillë po planifikon ta bëjë edhe Kosova. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se planifikimet janë që Kosova të siguroj 1.2 milionë vaksina, dhe se të njëjtat do t’u jepen falas qytetarëve. “Planifikimet janë që Kosova të sigurojë rreth 1.2 milionë vaksina, që do të ishin të mjaftueshme për vaksinimin e grupeve që duhet të vaksinohen me prioritet profesionistet shëndetësor dhe të sëmuret kronikë. Pra, 360 000 vaksina pritet qe Kosova t’i marr falas pjesën tjetër do ta blejë. Sa kemi njohuri, ende nuk janë bërë publike çmimet e vaksinave nga prodhuesit potencialë, meqë asnjë vaksinë ende nuk është aprovuar përfundimisht për përdorim kundër COVID-19. Vaksinat që do t’i sigurojë shteti do t’u jepen falas qytetarëve”, është thënë në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin. Nga Ministria më tej kanë deklaruar se Aleanca Gavi COVAX AMC e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojnë falas 20% të vaksinave kundër COVID-19, kurse pjesën tjetër do ta blejë.

Top Channel/ Grenell sulmon Vjosa Osmanin: Turp! Manipuloi fjalët e Presidentit Trump
13/07 23:19
Top News – ‘Po saboton qëllimisht shtetin!’ / Partitë opozitare kundër Lëvizjes Vetëvendosje
13/07 21:00
Top News – ‘Kurtit nuk i bëhet vonë…!’ Zyrtari i Departamentit të Shtetit ‘zbarkon’ në PDK
13/07 19:30
Top News – Krizës politike nuk i shihet fundi…Kosovë, dështon edhe përpjekja e 46 për konstituim
13/07 19:00
Top News – Katër deputetë shkojnë në prokurori / Kosovë, apartamente dhe të ardhura të paraportuara
13/07 15:31
Top News – Fermerët e Kosovës ‘mbeten jetimë’ / ‘Pa subvencione’, të pakënaqur me çmimin e grurit
13/07 15:29
Top Channel/ Kriza, Kurti do takojë Limajn/ Seanca e 46-të për konstituim, “Nisma” negocion me LVV
13/07 15:14
Top Channel/ “Drejtësi, jo hakmarrje”, potestë për eliminimin nga pakujdesia të Zejnullahut
12/07 15:19
Top News – Protestë në Lipjan. Kërkohet drejtësi për eliminimin e Agon Zejnullahut
12/07 13:18
Top News – Osmani do të pyesë Kushtetuesen. Ngërçi në Kuvend, çfarë ndodh pas datës 26 korrik!
12/07 12:21
Top Channel/ Kosovë, dështimet sjellin tension! Polemika mes opozitës dhe LVV
11/07 20:04
Top News- 30 vite nga genocidi në Srebrenicë/ Politika përkujton masakrën- s’ka paqe pa drejtësi
11/07 16:56
Top News- Murseli s’ka probleme mendore/ Del raporti i ezkaminimit, do përballet me gjyqin
11/07 13:12
Top News- Serbia plan për të sulmuar Kosovën, e konfirmon dhe Osmani: Trump i qartë
10/07 22:13
Top Channel/ I morën jetën 27 vjeçarit, zbardhet dëshmia e policëve në Kosovë
10/07 20:19
Top Channel/ Momenti kur nxirret nga liqeni makina e 23-vjeçarit që u gjet i pajetë
10/07 20:06
Top News- Çfarë ndodh pas 26 korrikut! Djegia e mandateve të deputetëve dhe roli i Osmanit
10/07 15:08
Top Channel/ DASH nis zytarin e lartë në Kosovë: Hanrahan shkon edhe në Serbi e Bosnje!
10/07 13:58
Top Channel/ Rasti shokues i 27 vjeçarit, jep dorëheqjen drejtori i policisë në Lipjan!
10/07 13:53
Top Channel/ Kuvendi i Kosovës, 26 korriku afati i fundit? Cfarë ndodh nëse nuk zbatohet!
10/07 11:54