Top News – Fakenews, mbetjet toksike/ ‘Për llogari të Berishës e Metës’
02/10/2020 20:19

Zbardhen dokumentet e mashtrimit të madh të vitit 2017, ku ministria e Brendshme Italiane akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën, se kanë aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakenews që të nxiste rënien e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë. Ishte koha kur PD kishte ngujuar çadrën përpara kryeministrisë dhe Ilir Meta, aleat i Ramës po përgatitej të largohej nga koalicioni. Gazeta Shqip ka siguruar dokumentet origjinale të Ministrisë së Brendshme të Italisë, e cila ka zbardhur të gjithë hetimin e zhvilluar pas një fake newsi që u publikua në Itali në vitin 2017, sipas të cilit në Shqipëri kanë mbërritur 1300 kontenierë me mbetje toksike për tu groposur në vendin tonë. Sipas shkresës që është hartuar nga Drejtoria e Policisë Kriminale të Italisë, tashmë është vërtetuar se gjithçka ishte një sajim që u krye në bashkëpunim të ish-senatorit italian, Sergio de Gregorio dhe mikut të tij shqiptar Ilir Kulla. Në shkrese thuhet se projekti që u zbatua nga Ilir Kulla, bëhej për llogari të Sali Berishës, ish-President dhe kryeministër I Shqiperise. Por, shkresa e Policisë Krimianle italiane, thekson se Kulla, edhe pse vepronte për llogari të Berishës, ishte në dispozicion të Ilir Metës (në atë kohë kryetar i Kuvendit dhe aleat i Ramës në qeveri). Hetimi i policisë italiane bën të ditur se ishte që shkrimi të publikohej edhe në një gazetë në print, gazetën “Roma” që dilte në Napoli, faqja e parë e së cilës do të lexohej në pasqyrën e shtypit në televizionet kombëtare RAI dhe Mediaset. Sipas hetimeve, duke ju referuar deklaratave të ish-senatorit De Gregorio për hetuesit, doli se qëllimi ishte që të sajonin një lajm ku të flisnin për një përfshirje të krimit të organizuar dhe qytetit të Napolit, meqënëse kishte famën e keqe në lidhje me çështjet e mbetjeve. Më 4 mars “Pianeta Italia News” ka publikuar shkrimin: “Pakti për Plehrat”; hetime ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Shkresa e Ministrisë së Brendshme Italiane thekson se lajmi megjithatë nuk u ndoq nga mediat e tjera kombëtare në Itali. Pikërisht për këtë problem që nuk pati një ndjekje dhe përhapje të gjerë, Ministria e Brendshme Italiane thekson se De Gregorio ka marrë vetëm një shumë për kompensim për “konsulencë” me premtimin se do të marrë shuma të tjera.

Top Channel/ Nisin emërimet e reja nëpër bashki, kush është i pari që mori detyrën
25/08 23:11
Top Channel/ Lule dhe lot… familjarë, miq e kolegë përcjellin në banesën e fundit Artur Zhejin
25/08 23:08
Top Channel/ Vatër e rrezikshme zjarri në Nartë, 4 helikopterë në luftë me flakët
25/08 23:04
Top Channel/ “Nuk dimë si ta ngushëllojmë familjen”, Gonxhe për humbjen e Zhejit: Ikje e parakohshme
25/08 22:01
Top Channel/Homazhet për Zhejin, Blushi: Shoqëria shqiptare humbi një intelektual të jashtëzakonshëm
25/08 21:45
Top Channel/Kontributi i Zhejit në çështjen e Kosovës, Milo: E kishte prioritet në profesionin e tij
25/08 21:39
Top Channel/“Zheji themeloi elegancën në analizën politike në Shqipëri”, Preçi: Kishte stil autentik
25/08 21:36
Top News- Turistët rrezikojnë mbytjen në Palasë/ U bllokuan nga dallgët në zonën e Shën Andreut
25/08 21:32
Top Channel/ Zjarri në Vlorë dyshohet i qëllimshëm! Kryebashkiaku paralajmëron…
25/08 21:30
Top Channel/ Flloko nderon Zhejin: I kam dhënë mësim, leksionet i përgatisja veçanërisht për të!
25/08 21:29
Top News- “Më tha se fëmija nuk ishte i imi…”, shqiptari që ekzekutoi gruan ndryshon dëshminë
25/08 21:00
Top Channel/ Demalia tregon takimin e fundit me Zhejin: Kishte shqetësim në gjoks, i thosha lere…
25/08 20:25
Top Channel/ Berisha homazhe për Artur Zhejin: Personalitet i mirënjohur i gazetarisë
25/08 20:24
Top Channel/ Bulku e prekur për humbjen e Zhejit: Luftoi tërë jetën për të thënë fjalën e lirë
25/08 20:23
Top News- Prishen vilat pa leje në Kepin e Rodonit, Rama mesazh për “symbyllurit” në inspektoriate
25/08 20:10
Top News- Digjet pylli me pisha në Vlorë/ Zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyrje nga ajri
25/08 20:02
Top Channel/ Hyn në fuqi urdhri i ri: Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic!
25/08 19:33
Top News- Zjarr i madh në Vlorë, digjet pylli me pisha pranë hidrovorit
25/08 17:22
Top Channel/ Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës
25/08 16:48
Top Channel/ Për mjekësinë, mesatarja 9.7. Publikohen rezultatet e konkursit
25/08 16:37