Partia Demokratike paralajmëron se do të vendosë në lëvizje kuvendin për zbardhjen e çështjes së transportimit të mbetjeve të dyshuara toksike nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës. Kryetari i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi, në përgjigje të deklaratës të ministres Belinda Balluku, shprehet se faji nuk mund të ngelet jetim.