Infeksioni pulmonar nga hantavirusi është një sëmundje e shkaktuar nga disa hantaviruse, jo nga vaksina antikovid e prodhuar nga kompania Pfizer siç po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale një teori. "Lista e efekteve anësore të vaksinës Pfizer për Covid përfshin infeksionin pulmonar nga hantavirusi!" tha një postim i shpërndarë gjerësisht më 7 maj, në Facebook, ku paraqiteshin disa dokumente të dorëzuar nga kompania për të licencuar vaksinën e saj antikovid.