Meta, kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe Whats App ka thënë se do të fillojë të kufizojë lajmet në platformat e saj për konsumatorët kanadezë pasi parlamenti miratoi një projekt-ligj të diskutueshëm të lajmeve në internet. Projektligji detyron platformat e mëdha të kompensojnë botuesit e lajmeve për përmbajtjen e postuar në faqet e tyre. Meta dhe Google tashmë kanë testuar kufizimin e aksesit në lajme për disa kanadezë.