Top News – Facebook ndalon lajmet/ Zemerohet kryeministri australian-nuk na frikëson
18/02/2021 20:12

Kryeministri Australian Scott Morrison, tha se qeveria e tij nuk do të trembet nga fakti që facebook i bllokoi publikimin e lajmeve përdoruesve. Ai e cilësoi lëvizjen si jo miqësore ndaj australisë, arrogante dhe zhgënjyese. Facebook në fakt po reagon ndaj një ligji të propozuar që do t’i detyronte gjigandët e teknologjisë të paguanin për përmbajtjen e lajmeve në platformat e tyre. Australianët u zgjuan të enjten në mëngjes dhe panë se në faqet e tyre në Facebook nuk kishte asnjë lajm të platformave lokale dhe globale. Edhe njerëzit jashtë vendit nuk munden të lexojnë apo të kenë akses tek cdo publikim lajmesh australiane në platformë. Disa faqe qeveritare po ashtu janë bllokuar. Facebook më vonë tha se ky ishte një gabim dhe shumë prej këtyre faqeve tani janë kthyer online. Google dhe Facebook, e kanë kundërshtuar ligjin sepse ata thonë se ai nuk reflekton mënyrën se si funksionon interneti dhe penalizon në mënyrë të padrejtë platformat e tyre. Sidoqoftë, ndryshe nga Facebook, Google ditët e fundit ka nënshkruar marrëveshje për pagesa me tre kompani të ëmdha australiane mediatike. Veprimi i Facebook erdhi vetëm pak orë pasi Google pranoitë paguante Neës Corp të Rupert Murdoch për përmbajtje nga sajtet e saj të lajmeve, pjesë e perandorisë së saj mediatike. Ndërkohë, në një deklaratë të postuar në facebook, kryeministri australian, Scot Morrison, tha se kompanitë e mëdha teknologjike, mund të jenë duke e ndryshuar botën, por kjo nuk do të thotë se ato do ta drejtojnë atë. Unë- tha morrison – jam në kontakt edhe me liderë të vendeve të tjera për këtë cështje. Ne thjeshtë nuk do të frikësohemi. Morrison i kërkoi Facebook të punojë në mënyrë konstruktive me qeverinë ndërsa Google ka dëshmuar së fundmi vullnetin e mirë për këtë. Autoritetet australiane thanë se vendimi për bllokim e lajmeve ka një ndikim të madh në komunitet pasi llogaritet se çdo muaj, rreth 17 milionë australianë vizitojnë mediat sociale.

Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
Top News – Bombarduesit rusë në veri të Skandinavisë / Putin provokon, NATO ngre avionët luftarakë
25/12 12:10
Top News – ‘2026-a do jetë edhe më keq!’ / Meloni ‘paralajmëron’ stafin: Pushoni për festa sepse…
25/12 12:09
Top Channel/ Festa në Betlehem, patriarku latin i Jerusalemit: Pasiguria ndihet sot kudo në botë
25/12 12:06
Top News – Mesha e parë e Krishtlindjes / Papa Leoni, thirrje për paqe e dhembshuri në Vatikan
25/12 12:06
Top Channel/ Mesazhi i Papa Leonit XIV: Ekonomi e shtrembëruar që trajton qeniet njerëzore si mallra
25/12 12:05
Top News – Evropa dënon ashpër Izraelin / 19 koloni të reja në Bregun e okupuar Perëndimor
25/12 12:01
Top News – ‘Ne kemi një ëndërr-Putin të vdesë’ / Zelenski mban fjalimin e Krishtlindjeve ‘nën bomba’
25/12 11:54
Top Channel/Dosja Epstein, dalin edhe 1 milion të reja, autoritetet amerikane thonë se do publikohen
25/12 11:42
Top News – Banda italo-shqiptare e kokainës. 16 urdhër arreste në Pescara, droga u shitej ‘elitave’
25/12 10:29
Top News – Shpërthen bomba në Moskë / Vriten dy oficerë policie një ditë pas gjeneralit rus
25/12 09:37
Top Channel/Fundi i luftës, SHBA-Ukrainë marrëveshje, Moska pa përgjigje, Zelensky gati referendum
24/12 23:36
Top News- Vuçiç akuzon Trump se e preu në besë: Prisnim hapa të mëdhenj
24/12 22:39
Top News- Tragjedi në Mesdhe, 116 viktima/ Jepet alarmi, një anije u fundos në ujë
24/12 21:15
Top Channel/ Sapo la Ankaranë, bie avioni: Vdes shefi i shtabit libian, Erdogani urgjent hetim!
24/12 15:20
DIGITALB DIGITALB