Qeveria gjermane po harton një dokument që synon rinovimin e industrisë së mbrojtjes së vendit, tha të dielën një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë, pa dhënë më shumë detaje. “Mund të konfirmoj se qeveria po punon mbi dokumentin strategjik për modernizimin e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë. Ai po zhvillohet në disa departamente," tha zëdhënësi, duke konfirmuar një raport të mëparshëm të gazetës Handelsblatt. Kjo e fundit raportoi se dokumenti do të përfshinte klauzola që do të lejonin një miratim të përshpejtuar të ndërtimit të fabrikave të armëve në Gjermani, duke përfshirë shkurtimin e afateve dhe kufizimin e mundësisë së kundërshtimeve nga nismat e qytetarëve. Koalicioni trepalësh i Gjermanisë po planifikon të miratojë dokumentin në gusht, shkruante Handelsblatt.