Pas shumë kërkesave ndër vite, Ukraina pritet të marrë avionët e parë F-16 prej Perëndimit, në qershor apo korrik, sipas raportimeve të fundit. Aeroplanët F-16 janë krijuar pas Luftës në Vietnam. Përgjatë atij konflikti, aeroplanët amerikanë, të rëndë dhe të ngadaltë, u shënjestruan në shifra alarmuese nga avionët e krijuar prej sovjetikëve.