Transferimi i F-16 në Ukrainë do të ngrinte pikëpyetje për rolin e natos në konflikt – tha një zyrtar i lartë rus të hënën, ndërsa akuzoi SHBA se ka nënshtruar grupin e G7-ës ndaj politikës së saj të shkaktimit të disfatës strategjike të Rusisë. Presidenti amerikan, Joe Biden, të premten mbështeti programet e trajnimit të pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16 dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski siguroi Bidenin se avioni nuk do të përdorej për të hyrë në territor rus.