Top News – F-16 dhe F-35 e NATO-s në kufirin lindor / Rusia kërcënon, sulm të madh në Ukrainë
11/02/2025 15:43

NATO ka ngritur me urgjencë në fluturim avionët luftarakë F-16 dhe F-35, në kufirin e saj lindor, pasi Rusia ka kryer një sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë. Trupat ruse goditën infrastrukturën energjetike në të gjithë Ukrainën duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në vend. Raportohet se Rusia ka përdorur një sër armësh për të sulmuar Ukrainën. Mes tyre, bombarduesit strategjikë Tu-95MS që lëshuan mbi Ukrainë raketat Kh-101 dhe Kh-55. Në sulm u përdorën edhe raketat Kalibr të lëshuara nga deti si dhe dronët dhe bombat rrëshqitëse ajrore. Shkalla e sulmit bëri që aleatët perëndimorë të ngrenë në qiell avionët luftarakë shumërolësh F-16 dhe F-35, duke i nisur ata drejt krahut lindor të NATO-s, që përfshin vende të tilla si Polonia dhe shtetet baltike. “Për shkak të sulmit të Federatës Ruse, e cila po godet objekte të vendosura në territorin e Ukrainës, aviacioni polak dhe aleatët kanë filluar të operojnë në hapësirën tonë ajrore”, njoftoi Komanda Operative e Forcave të Armatosura të Varshavës. Komanda operative “dislokoi të gjitha forcat dhe mjetet në dispozicion- u tha në një deklaratë ku shtohej se “Masat e marra kanë për qëllim garantimin e sigurisë në territoret në kufi me zonat e kërcënuara. Mediat polake raportuan 'aktivitet të shtuar të avionëve të NATO-s pranë kufirit polako-ukrainas për shkak të një sulmi raketor. "Në zonën e operacioneve sigurisht që ka avionë polakë F-16 dhe me shumë mundësi edhe F-16 at e USAF ose F-35 forcat norvegjeze të vendosura në Krzesiny", thanë ato. Në shënjestër raportohet se ka qenë baza ajrore Mirhorod, në rajonin Poltava, ku është e vendosur brigada e 831 e avicionit taktik të ukrainës. Ndërkohë është sulmuar edhe infrastruktura energjetike e vendit. Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko, vendosi ndërprerje emergjente të energjisë me qëllim që të minimizoheshin pasojat në sistem.

Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
DIGITALB DIGITALB