Top News/ F-16 ‘çajnë’ qiejt e Ukrainës…Zelenski me avionët në sfond, janë tashmë në përdorim
05/08/2024 12:52

Gjatë fjalimit të tij në Ditën e Forcave të Armatosura të Ukrainës presidenti Zelenski u shfaq me dy avionë F-16 në sfond. Ata kishin të stampuar në bisht stemën e republikës së Ukrainës dhe ishin mbuluar me rrjetë kamuflazhi. Ukraina ka filluar të përdorë avionë luftarakë të tipit F-16 për t'u mbrojtur nga Rusia, tha Zelenski. Avionët luftarakë F-16 të prodhuar në SHBA janë objekti më i kërkuar në listën e pajisjeve ushtarake që Kievi ka kërkuar nga vendet perëndimore që nga fillimi i luftës në vitin 2022. "Avionët F-16 janë tani në Ukrainë. Jam krenar për djemtë tanë që dinë t'i drejtojnë këta avionë dhe tashmë kanë filluar t'i përdorin ata për vendin tonë," tha Zelenski. Ndërkohë që ai fliste në qiell fluturuan edhe dy avionë të tjerë. "Ne shpesh kemi dëgjuar fjalën "e pamundur"... por tani avionët F-16 janë një realitet në qiellin tonë." Megjithatë presidenti shtoi se "numri i avionëve F-16-ve që kemi në Ukrainë dhe numri i pilotëve të trajnuar për ta nuk është i mjaftueshëm”. "Gjëja pozitive është se ne presim avionë F-16 shtesë. dhe se shumë djem tani po stërviten." Zyrtarë amerikanë dhe lituanezë thanë se Ukraina kishte marrë në dorëzim grupin e e parë të avionëve luftarakë shumëfunksionalë F-16. "Kjo është një fazë e re e zhvillimit të trupave ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës," tha Zelenski. Pilotët ushtarakë perëndimorë stërviten në përgjithësi tre vjet për të mësuar se si të drejtojnë dhe të përdorin avionët kompleksë si F-16. Ky kurs është përmbledhur në afërsisht nëntë muaj për pilotët ukrainas që stërviten në SHBA dhe Evropë. Pilotët bëjnë pjesë në personelin ushtarak më të vështirë për t'u zëvendësuar ose rikualifikuar, veçanërisht kur kjo duhet bërë me shpejtësi. Ukraina pritet të marrë të paktën 79 avionë F-16 nga Belgjika, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia. Dërgimi i avionëve luftarakë do të vazhdojnë edhe vitet e ardhshme.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04