Në Shtëpinë e Bardhë janë arritur disa përparime, ndonëse akoma nuk mund të flitet për arritjen e armëpushimit dhe paqes në Ukrainë. Tani Putini duhet të deklarohet nëse është për paqe apo për vazhdimin e luftimeve dhe nëse është i gatshëm për bisedimet me Ukrainën. Trump priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski, të shoqëruar edhe nga presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, si dhe krerët e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Finlandës.