Pjesa më e madhe e kontinentit po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve të koronavirusit. Franca raportoi shifrën e saj më të lartë ditore që nga maji, të dielën dhe ministri francez i shëndetësisë tha se pjesa më e madhe e rasteve të reja qarkullojnë mes nën 40 vjeçarëve dhe se tek kjo kategori virusi po përhapet katër herë më shpejt.