Top News – Evropa të mbrojë qiejt e vet! Macron kërkon sisteme të reja, ‘divorc’ me Amerikën
20/06/2023 13:42

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi vendeve evropiane të hënën të kërkojnë më shumë pavarësi në mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe të mos mbështetet shumë tek SHBA, një cështje kjo që prej kohësh krijon ndasi dhe që merr një impuls të ri për shkak të luftës së rusisë në Ukrainë. Macron e bëri deklaratën në mbyllje të fjalimit të tij në një konferencë në paris, ku u mblodhën ministrat e mbrojtjes dhe përfaqësues të tjerë të 20 shteteve evropiane. Bisedimet përfshinë edhe sistemet anti dronë dhe ata kundër raketave balistikje – thanë organizatorët francezë, duke nënvizuar se pushtimi i ukrainës nga rusia ka treguar rëndësinë dhe efikasitetin e këtyre pajisjeve. Edhe mbrojtja nga armët bërthamore ishte po ashtu në axhendë. Për presidentin francez, projekti i propozuar nga gjermania, mburoja raketore evropiane, është një përgatitje për problemet e të ardhmes ndërsa kritikoi nismën Mburoja qiellore evropiane, në të cilën 17 shtete, përfshirë ato të evropës qendrore, janë bashkuar tashmë. Ky projekt bazohet kryesisht tek blerjet e sistemeve gjermane, amerikane dhe izraelite. Por makron mendon se ajo që vjen nga palë të treta jo evropiane, është më pak e menaxhueshme. Si kundërmasë, franca njoftoi një nismë për blerjen e përbashkët ttë disa raketave me rreze të shkurtër veprimi tokë-ajër Mistral, me estoninë, hungarinë, belgjikën dhe qipron. Këto raketa janë të prodhuara nga grupi evripian i armëve MBDA dhe mund të qëllojnë shënjestra deri në 6 km largësi. Po ashtu Macron zyrtarizoi edhe pjesmarrjen e Belgjikës në projektin evropian për një avion luftarak të gjeneratës së gjashtë. Ky program masiv bashkëpunimi nisi në 2017-ën mes francës, gjermanisë dhe spanjës dhe synon të zëvendësojë avionët rafale të francës dhe eurofajter tajfunë deri në 2040-ën.

Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43
Top News – ‘Mund të na duhet ta godasim fort!’ / Trump kërcënon Iranin me sulme ajrore
02/11 11:42
Top News – SHBA në zgjedhjet e mesit të mandatit / ‘Referendum’ për Trump, ku pritet gara më e fortë
02/11 11:40
Top News – Na jepni Patriotët që ‘të kursejmë’ Rusinë! Zelenski ‘shantazhon’ SHBA, sulme në rafineri
02/11 11:24
Top News – ‘Lëshohen bomba bërthamore….’ / Paralajmërohen miliona njerëz, sulm masiv kibernetik
02/11 11:22