Top News – Evropa perëndimore/ Rekord të nxehti për shtatorin
16/09/2020 18:59

Vala rekord e të nxehtit që përfshiu pjesë të evropës perëndimore në pjesën e parë të javës, po fillon të tërhiqet. Me mijëra njerëz mbushën plot plazhet të hënën dhe të martën për atë që mund të jetë edhe i nxehti i fundit i vitit në një kohë kur temperaturat kanë arritur nivele të larta të pazakonta për muajin e parë të vjeshtës. Të martën, qyteti francez i Lilës regjistroi ditën më të nxehtë të shtatorit që kur regjistrimi i të dhënave nisi në 1945, duke shënuar 35.1 gradë celcius ndërsa Metz, në verilindje, arriti 34.3 gradë celcius, një tjetër rekord ky. Temperatura të larta 25 deri në 30 gradësh celcius janë raportuar në gjermani po ashtu ku qyteti jugperëndimor i kaiserslauternit arriti 33.6 gradë celcius, më e larta në katër vite. Në britaninë e madhe, temperaturat kapërcyen 30 gradët celcius, për të parën herë në shtator pas katër vitesh, me qytetin jugor Frittenden, që shënoi 31.3 gradë celcius të martën. Njerëzit u mblodhën në uells dhe anglinë jugore për të shijuar motin pavarësisht rregullave të reja që kufizonin tubimet sociale në përpjekje për të ndaluar përhapjen e covid 19. Meteorologët në britani thanë se mot akoma më i nxehtë mund të regjistrohet për të tretën dhe të katërtën ditë radhazi, duke përmbushur edhe zyrtarisht kriteret për tu quajtur valë të nxehti. Temperaturat e larta vijnë ndërsa organizata botërore e meteorologjisë këtë javë, paralajmëroi për pasojat e vazhdueshme të ndryshimeve klimaterike. Ajo tha se hemisfera veriore ka përjetuar verën e saj më të nxehtë dhe gushtin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë. pesë gushtet më të nxehta në botë, kanë qenë të gjithë pas 2015- shtoi ajo.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09