Top News – Evropa në shënjestër, e rrethuar nga kriza / 122 milionë njerëz të zhvendosur nga luftrat
12/06/2025 14:29

Gjithnjë e më shumë njerëz po e lenë vendlindjen për shkak të luftës, dhunës dhe persekutimit. Në të njëjtën kohë, fondet për t'i ndihmuar ata po bëhen gjithnjë e më të pakta. Ky është vlerësimi i zymtë i një raporti të ri nga Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët, UNHCR. Në fund të prillit, kishte më shumë se 122 milionë gra, burra dhe fëmijë të zhvendosur me forcë në të gjithë botën - dy milionë më shumë se vitin e kaluar. Sipas raportit numri i personave të zhvendosur është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit. Ndërkohë që burimet financiare në dispozicion të UNHCR-së janë në të njëjtin nivel si në vitin 2015, sipas Filippo Grandit, Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. "Po përjetojmë një rënie dramatike të burimeve", thotë ai. Kjo pjesërisht për shkak të ngrirjes së kontributeve të SHBA-së, por edhe sepse vendet e tjera po kontribuojnë më pak. "Pra, kemi më pak para dhe shumë më tepër njerëz për të ndihmuar në situata shumë komplekse", thekson Grandi. Një nga vendet më të prekura është Sudani. Lufta brutale ka detyruar të marrin arratinë gati 14 milionë njerëz. Mbi një milion refugjatë nga Sudani fqinj, janë në Etiopi. Sipas raportit të fundit të UNHCR-së, Sudani është vendi me krizën më të rëndë të refugjatëve në botë. Vatra të tjera të nxehta krize përfshijnë Afganistanin, me më shumë se dhjetë milionë të zhvendosur, dhe Ukrainën, me gati nëntë milionë persona të zhvendosur. UNHCR përfshin në raport gjithashtu edhe njerëzit që janë të zhvendosur brenda vendit të tyre. Ata përfaqësojnë shumicën: Numri i personave të zhvendosur brenda vendit është rritur me mbi gjashtë milionë, sipas raportit. Shumica dërrmuese e refugjatëve nuk jetojnë në rajone të pasura si Evropa, por në vende të varfra si Etiopia, e cila strehon 73 përqind të refugjatëve krahasuar me vende të tjera në botë. "Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë", thotë Grandi. "Nëse tani na duhet të përgjysmojmë ndihmën humanitare, siç po ndodh, kjo do të çojë në lëvizje migrimi. 250,000 sudanezë janë aktualisht në Libi sepse nuk mund të marrin më ndihmë në Sudan ose në vendet fqinje. Dhe të gjithë e dimë: të shkosh në Libi do të thotë të ecësh përpara, drejt Evropës".

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58