Emigrantët vazhdojnë të vërshojnë drejt Spanjës pasi 60,000 njerëz sulmuan kufirin Brenda vetëm një dite, ndërsa kryeministri socialist Pedro Sanchez mbërriti në enklavën e Ceutës ku u prit me reagime të ashpra. Ushtria është dislokuar në enklavë për të ndihmuar në menaxhimin e situatës ndërkohë që e gjithë evropa është përfshirë nga paniku. Qeveria spanjolle po lufton për të menaxhuar valën masive prej 60,000 emigrantësh që notuan nga Maroku në enklavën e Ceutës në 24 orët e shkuara. Sanchez, u kritikua ashpër nga vendasit e zemëruar gjatë vizitës së tij në zonë. Ai nisi një program më herët këtë vit që I jepte status ligjor rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente.