Konsumi i kokainës ka arritur nivele rekord në Evropë, si pasojë e rritjes së kultivimit të kokainës në Kolumbi. OKB-ja në raportin e saj të fundit thekson se kultivimi i kokas në Kolumbi është rritur me 43% krahasuar me vitin e kaluar, përqindja më e lartë në vitet e fundit. Një përqindje e madhe e prodhimit më pas trafikohet në Shtetet e Bashkuara dhe prej andej në Evropë.