Top News – Evropa në krizë! Vala e dytë “bën kërdinë”
23/10/2020 12:41

Kriza e koronavirusit në Republikën Çeke është aq e rëndë saqë kur kryeministri Andrej Babis doli para gazetarëve bëri diçka që pak liderë mund ta bëjnë. Ai i kërkoi ndjesë popullit dhe e bëri këtë pesë herë. Babis pranoi se ai dhe qeveria e tij kishin bërë gabime në menaxhimin e pandemisë dhe iu lut njerëzve të ndiqnin rregullat strikte të izolimit. “Më vjen keq për kufizimet e reja që kanë prekur bizneset, qytetarët, punonjësit. Më vjen keq që de facto e kisha përjashtuar mundësinë që të ndodhte e gjithë kjo pasi nuk mund ta imagjinoja që kjo do të ndodhte”, tha ai. Për javë të tëra në fakt kryeministri kishte refuzuar të vendoste masa më të rrepta për popullatën duke cituar nevojën për të mbrojtur ekonominë. Vendi me 10 milionë banorë tani raporton më shumë raste të reja koronavirusi për 100 mijë banorë se çdo vend tjetër në botë. Apologjia e liderit çek vjen ndërsa vende të tjera evropiane, përfshirë gjermaninë, francën e poloninë, raportuan shifra rekord rastesh ditore dhe irlanda po përgatitet të imponojë izolimin më strikt në evropë.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06