Top News – Evropa mbyll kufijtë/ Franca, Çekia, ‘ndalin’ udhëtimet jashtë bllokut
31/01/2021 17:58

Franca ka vendosur kufizime të reja në kufi për shkak të koronavirusit pasi edhe një herë tjetër ka zgjedhur të shmangë izolimin kombëtar. Të gjithë udhëtimet, me përjashtim të atyre të domosdoshëm, nga jashtë BE janë ndaluar ndërsa janë forcuar rregullat për testin e koronavirusit për udhëtarët nga brenda BE. Kryeministri Jean Catex tha se ndalim qarkullimi gjatë natës në Francë do të jetë më strikt dhe qendrat e mëdha tregtare do të mbyllen. Por masat janë parë si të buta dhe që favorizojnë ekonominë ndërkohë që disa ekspertë druajnë se vendi nuk do të mund të ndalë infektimet. Kufizimet e reja do të prekin edhe Britaninë e Madhe që tani nuk është pjesë e BE por transporti i mallrave nga Britania, sipas zyrtarëve, nuk do të cenohet. “Nga e diela çdo hyrje në Francë dhe çdo dalje nga territori ynë drejt ose nga një vend jashtë bashkimit evropian, është i ndaluar”, tha Catex. Një numër vendesh përjashtohen nga masa pasi nuk konsiderohen të rrezikshme, ndër to, Australia, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re etj. Ndërsa shtetas të ardhur nga brenda BE dhe disa rajone të tjera fqinje, si Andorra, Islanda, Lihtenshtejni, Monako, Norvegjia, San Marino, Vatikani dhe Zvicra, duhet të paraqesin një test negativ PCR në hyrje. Franca raportoi 820 viktima të premten duke e çuar shifrën totale në më shumë se 75 mijë. Tani vendi ka numrin e gjashtë më të lartë të viktimave të koronavirusit në botë. Por para Francës, masa të ngjashme kanë marrë edhe vende të tjera. Gjermania, nga e shtuna, ndalon pjesën më të madhe të udhëtarëve nga vendet e goditura më rëndë nga variantet e reja. Republika Ceke nga e shtuna ka ndaluar hyrjet jo të domosdoshme në vend. Portugalia të enjten ndaloi udhëtimet jo të domosdoshme nga ajri, toka dhe deti për qytetarët e saj. Belgjika të mërkurën ndaloi udhëtimet jo të domosdoshme jashtë vendit deri më 1 mars. Ndërsa në kontrast, Italia tha të premten se do të zhvendoste më shumë zona nën rregulla më të buta nga e hëna, pavarësisht se ekspertët paralajmërojnë se kjo është e rrezikshme. Asnjë zonë nuk do të klasifikohet si e kuqe, ku kufizimet për udhëtimin dhe biznesin janë të ashpra.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB