Izraeli është kritikuar ashpër nga liderët evropianë, që po përpiqen të frenojnë shtetin hebre në luftën e tij në Gaza dhe Libanin jugor. Nga thirrjet për ndalimin e plotë të shitjes së armëve në Izrael dhe shqyrtimi i sanksioneve ndaj ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë, e deri te bisedimet mes anëtarëve të BE-së për rishikimin e Marrëveshjes së Asociimit të Izraelit me bllokun, liderët evropianë po përpiqen të përdorin levat e tyre për t'i bërë presion kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të negociuar një armëpushim. Dhe një shtysë në përpjekjet e tyre është edhe fakti që sulmet izraelite po godasin tani edhe bazat e paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor ku strehohen trupat evropiane.