Top News – Evropa ‘gardiane’ e rendit global / Gjermania kundër Macron, kërkon lidership
17/04/2023 17:12

Evropa, jo vetëm që duhet ta mbrojë paqen e saj, por duhet të veprojë si mbikëqyrëse në gjithë botën, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të hënën, pas bisedimeve që ka pasur për Kinën, me homologët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë, G7. Komentet e saj kanë ardhur pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, ka nxitur polemika, pasi në vizitën e tij të fundit në Pekin, ka thënë se Evropa duhet të shmangë “krizat që nuk janë të sajat”. Evropianët “nuk duhet të izolohen në territorin tonë. Ne nuk duhet të kufizojmë veten për të mbrojtur paqen evropiane, sepse është nën sulm”, ka thënë Baerbock në një konferencë për media në Japoni, ku është mbajtur takimi i diplomatëve të G7-ës. “Ne duhet të veprojmë në mënyrë sovrane dhe të pavarur, me qasje të gjerë në botë, sidomos kur të tjerët veprojnë në dëmin tonë, ose në dëmin e të tjerëve”, ka shtuar ajo. Baerbock, po ashtu, ka paralajmëruar se Kina “dëshiron të zëvendësojë rregullat aktuale ndërkombëtare, me rregullat e saj”, duke përmendur qëndrimin agresiv të Pekinit në ujërat e kontestuar, përfshirë edhe ndërtimin e ishujve artificialë. Veprime të tilla “rrezikojnë rregullin ndërkombëtar në Indo-Paqësor. E gjitha kjo e bën të qartë pse është aq e rëndësishme, sidomos në këto kohë, që shtetet, të cilat besojnë në ligjin ndërkombëtar, të qëndrojnë bashkë” – tha ajo. Gjatë vizitës së saj të fundit në Pekin, javën e kaluar, Bearbock ka paralajmëruar për “skenar të tmerrshëm”, në rast të “përshkallëzimit ushtarak” në Ngushticën e Tajvanit. Tajvani është ishull që vetëqeveriset, por të cilin e pretendon Pekini. Autoritetet kineze besojnë se do ta vendosin nën kontroll këtë ishull, një ditë, qoftë edhe me forcë.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00