Top News/ Evropa ‘dridhet’, rrezik atentatesh terroriste / Mblidhen ministrat e brendshëm të BE
05/12/2023 13:48

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian u mblodhën të martën për të diskutuar mbi pasojat e luftës në Lindjen e Mesme për gjendjen e sigurisë në Europë. Komisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva Johannson ka paralajmëruar për rrezikun e atentateve në Europë në periudhën e festave: "Ka një rrezik të lartë të atentateve terroriste", tha ajo në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të Brendshëm. Johansson e justifikoi këtë rrezik me "polarizimin" e madh që ka shkaktuar lufta mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit. Ajo tha se do të akordohen 30 milionë euro shtesë për mbrojtjen e vendeve të caktuara si kishat, sinagogat dhe xhamitë. Më herët, edhe ministrja e brendshme gjermane dhe Autoriteti i Mbrojtjes Kushtetuese në Gjermani paralajmëruan nga rreziku i atentateve. Vetëm në fundjavën e kaluar një islamist vrau një turist gjermano-filipinas në Paris. Atentatori e justifikoi aktin e tij me dhunën kundër palestinezëve në Rripin e Gazës. Ndër të tjera ministrat e Brendshëm të BE zhvillojnë konsultime edhe për temën e migracionit dhe politikën e përbashkët të azilit. Të mërkurën ndërmjetësuesit e vendeve anëtare dhe të Parlamentit Europian duan të arrijnë një marrëveshje në çështjen e azilit, një nga përplasjet më të ashpra në BE prej vitesh. Ndër të tjera planifikohen procedura të përshpejtuara azili në kufijtë e jashtëm të BE.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55