NATO do të njoftojë në samitin e javës së ardhshme në Ankara se anëtarët e saj evropianë kanë mbushur pothuajse të gjitha boshllëqet e lëna nga Shtetet e Bashkuara në planet e mbrojtjes së aleancës, tha një burim i NATO-s për Reuters të mërkurën. Boshllëku kryesor që NATO ende po përpiqet të mbushë janë bombarduesit strategjikë, ku SHBA-të kanë thënë se do të vënë në dispozicion vetëm një avion dhe jo dy, tha burimi, duke folur në kushte anonimiteti.