Zyrtarët spanjollë kanë bërë të ditur se të paktën 227 emigrantë u shpëtuan pranë ishujve Kanarie të Spanjës, një ditë pasi u raportua për vdekjen e më shumë se 30 emigrantëve në këtë zonë. Shërbimet e urgjencës thanë se emigrantët po udhëtonin me gomone pranë ishujve Lanzarote dhe Gran Kanarie. Një numër prej tyre u dërguan në spital për t'u trajtuar për lëndime joserioze.