Elsa Lila me këngën ‘Evita’ u shpall fituese e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Kënga e Elsës ishte një dedikim për vajzën e saj. Këngëtarja ka kënduar në skenën e Festivalit të Këngës në natën e dytë, të tretë dhe në natën finale.