Eklipsi i pjesshëm më i gjatë hënor në afro 600 vjet do të zbukurojë qiellin e natës mes të enjtes dhe të premtes. Sipas NASA-s, eklipsi do të zgjasë për tre orë e 28 minuta, cka e bën atë më të gjatin e këtij shekulli dhe më të gjatin në 580 vite. Nëse kushtet e motit do ta lejojnë, eklipsi mund të shihet lehtësisht në qiej e nuk nevojiten për këtë as syze të posacme. Mjafton të dalësh jashtë, i veshur trashë që të mos kesh ftohtë, në një natë nëntori.