Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 35 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe tre të tjera në monitorim. Ndër vatrat kryesore mbetet ajo në Dajt të Tiranës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa vatra e Priskës është në kontroll. Në Lufaj, Mirditë, vatra vijon aktive me intensitet të ulët dhe forcat operacionale vazhdojnë punën. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Situata mbvetet kritike në Tërbun–Gjegjan–Gojan të Pukës. Gjatë operacionit u evakuua një familje, por fatmirësisht u shmang rreziku për banesën. Sot operacioni mbështetet nga 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë.