Bashkia e Krujës ka urdhëruar evakuimin e disa banorëve pranë lagjes Abaze, ku vatrat e zjarrit që vijon prej katër ditësh tashmë u riaktivizua në përmasa kritike paraditen e së enjtes. Era e fortë ka shpërndarë thëngjijtë nga trungjet e pemëve të djegura dhe vatrat shpërthejnë hera-herës duke rrezikuar ndërhyrjen në terren. Situata përkeqësohet edhe nga rrëshkitja e dherave dhe gurëve në terrenet e thepisura. Bashkia e Krujës thotë se aktualisht nuk rrezikon banesat dhe se urdhri i evakuimit është dhënë për t’i paraprirë çdo situate.