Punonjës, banorë dhe studentë janë evakuuar nga ndërtesat në kryeqytetin e Filipineve, Manila, pasi një tërmet me magnitudë 5.9 goditi ishullin kryesor Luzon. Nuk ka ende raporte për dëme dhe agjencia e sizmiologjisë tha në platformën X se nuk priste dëme të mëdha, por janë paralajmëruar banorët për pas lëkundje të tjera. Agjencia regjistroi një tërmet në det me magnitudë 5.9, në një thellësi prej 79 km. Epiqendra ishte rreth 130 km larg kryeqytetit.