Flakët që kanë përfshirë zonën e pyllëzuar të fshatit Gojan i Madh në bashkinë e Pukës po rrezikojnë dhe banesat. Për shkak të situatës së krijuar ka nisur evakuimi i banorëve më të ekspozuar, duke i dhënë përparësi fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore. Sipas ministrisë së mbrojtjes, falë ndërhyrjes së strukturave në terren dhe nga ajri, rreziku më i madh për zonën e banuar ka kaluar, ndërsa operacioni vijon për vënien e plotë nën kontroll të vatrës së zjarrit,