Eva Buzo ia doli të përmbushë misionin e saj. Me profesion avokate, Eva arriti të përshkojë me not 92 km nga Lecce deri në Gadishullin e Karaburunit ku preku tokën pranë Kepit të Gjuzës. Eva Buzo e tentoi të realizonte këtë sipërmarrje edhe vitin e kaluar, por pa ia dalë dot mbanë për shkak të komplikacioneve.