Eurozona nuk do të jetë në gjendje t'i shpëtojë recesionit të saj të parë pas pandemisë, me ekonominë e unionit që vijon të tkurret për të dytin tremujor radhazi në tre muajt e fundit të vitit, ndërsa një rikuperim i lehtë parashikohet në fillim të 2024-ës. “Ne dyshojmë se mund të jemi në fillim e një tendence rritëse. Erërat e kundërta mbeten të forta, veçanërisht ato që vijnë nga rritjet masive të normave të interesit", tha Joerg Angele, specialist ekonomie dhe njohës i mirë i tregut valuator.