Top News – Eurovision ‘i trishtuar’ këtë vit / Gjysmëfinalja e parë në Vjenë, thirrje për bojkot
12/05/2026 11:13

Ishte menduar të ishte momenti kurorëzimi i një historie suksesi që duket se nuk mbaron kurrë: 70-vjetori i ngjarjes më të madhe dhe gjithnjë në zgjerim të muzikës live në botë, i mbajtur në një qytet të mbushur me histori si dramatike ashtu edhe muzikore. Por ndërsa Vjena përgatitet të presë konkursin e këngës Eurovision të këtij viti, i cili fillon mbrëmjen e të martës dhe kulmon në finalen e madhe të së shtunës, euforia do të jetë e vështirë të shihet përtej baladave të fuqishme të interpretuara në skenë. Për shkak të bojkoteve për përfshirjen e Izraelit, ekstravaganca muzikore do të zhvillohet pa Spanjën dhe Holandën, tradicionalisht kontribuesit e pestë dhe të gjashtë më të mëdhenj financiarë të Eurovision, Irlandën, mbajtësen e përbashkët të rekordit me më shumë kontribute fituese, Slloveninë dhe Islandën. Është një moment i paprecedentë në historinë shtatëdekadëshe të konkursit dhe mund të ketë pasoja afatgjata për një spektakël nën presion për të justifikuar kostot e tij në një kohë shkurtimesh për transmetuesit publikë. Finalja e madhe e vitit 2025 në qytetin zviceran të Bazelit u ndoq nga një rekord prej 166 milionë njerëz në të gjithë globin, por rritja prej 3 milionësh e shifrave të shikueshmërisë nga viti në vit ka të ngjarë të anulohet nga fakti se konkursi i këtij viti i nënshtrohet një bllokimi mediatik në disa nga vendet e përfshira në bojkot për shkak të pjesmarrjes së Izraelit. Finalja nuk do të transmetohet në Irlandë, Slloveni dhe Spanjë, ku pak më pak se 5.9 milionë shikues e ndoqën spektaklin në vitin 2025. Sidoqoftë, shqipëria në eurovizion përfaqësohet nga këngëtari shkodran Alis, me këngën Nan. Performanca e tij gjatë provave është pritur mirë dhe ne do të kemi mundësinë ta ndjekim në natën e dytë gjysmëfinale, më 14 maj. Nan do të jetë kënga e 13 në radhë.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23