Top News – EUROSTAT – konsumi në 2019/ Shqipëria, niveli më i ulët në Evropë
16/12/2020 12:46

Nga të dhënat e publikuara nga eurostat, rezulton se përgjatë vitit 2019 Shqipëria konsumoi sa 39 % e mesatares së BE-se, duke shënuar nivelin më të ulët në Europë. Monitor raporton se në të gjithë Shtetet Anëtare në 2019, konsumi për frymë i shprehur në Standardet e Fuqisë Blerëse ndryshonte nga 39% në Shqipëri niveli më i ulët në raport me mesataren e BE, deri në 135% në Luksemburg, niveli më i lartë i konsumit. Vendet e rajonit të Ballkanit u paraqiten shumë më mirë në këtë tregues me një diferencë më të ngushte se Shqipëria. Mali i zi e ka konsumin për person sa 60% e mesatares së BE, e ndjekur nga Maqedonia me 42 %, Bosnja 41%. Eurostat raporton se të dhënat e publikuara nga zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, bazohen në shifrat mbi fuqinë blerëse, dhe shifrat më të fundit të PBB-së dhe të popullsisë. Të dhënat tregojnë se 18 shtete anëtare konsumojnë nën mesataren e BE-së, ndërsa nëntë shtete anëtare regjistruan konsum për frymë mbi mesataren e BE në 2019. Niveli më i lartë në BE ishte regjistruar në Luksemburg, 35% mbi mesataren e BE, përpara Gjermanisë me 22% mbi mesataren. Ndërsa konsumi për për trembëdhjetë Shtete Anëtare qëndron midis mesatares së BE dhe 25% më poshtë. Në Itali, Irlandë, Qipro, Lituani dhe Spanjë nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Portugalia, Çekia, Malta dhe Sllovenia ishin midis 10% dhe 20% më poshtë. Polonia, Rumania, Greqia dhe Estonia ishin midis 20% dhe 25% nën mesataren. Pesë shtete anëtare regjistruan konsum për frymë më shumë se 25% nën mesataren e BE. Letonia, Sllovakia, Hungaria dhe Kroacia midis 25% dhe 35% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte AIC për frymë 42% nën mesataren e BE-së. Vendi më diferencën më të lartë ishte Shqipëria me 61 % më pak se mesatarja e BE-së.

Top News- Konflikt i dhunshëm në Shëngjin, plagoset një person me sende të forta
10/08 21:56
Top Channel/ Tre të vrarë për fajdet në Kosovë. Autori, “i forti i Gjilanit”, në kërkim me djemtë
10/08 21:47
Top News- Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 persona
10/08 21:36
Top Channel/ Zjarri jashtë kontrollit në Poliçan, flakët i afrohen spitalit të qytetit
10/08 21:19
Top Channel/ Zjarri në Lukovë, avioni Canadair furnizohet pranë plazhit! Era përhap flakët
10/08 21:16
Top News- Stabilizohet situata në Finiq e Poliçan/Zjarrfikësit në terren,flakët kanë shkaktuar dëme
10/08 21:04
Top Channel/ Vrasësi jepte para me fajde. Mefail Shkodra doli nga burgu në tetor
10/08 20:22
Top Channel/ Inteligjenca artificiale në shkolla. Ekspertët: Duhen mësues të përgatitur
10/08 20:14
Top Channel/ “Meta, arrestim jo dinjitoz”. Avokati i Popullit: Gjatë ndalimit, iu shkelën të drejtat
10/08 20:12
Top Channel/ Trafik i rënduar në Laç-Lezhë. Qytetarët presin me orë të tëra për të shkuar në plazh
10/08 20:11
Top Channel/ Tre të vrarë në Gjilan. Policia identifikon autorët. Babai dhe dy djemtë në arrati
10/08 20:10
Top Channel/ Anglia, deportim gjithë të dënuarve, ka mbipopullim dhe kosto të larta
10/08 20:10
Top Channel/ 48 orë në luftë me flakët, normalizohen zjarret në Finiq dhe zonat përreth
10/08 19:01
Top Channel/ Zjarr në kodrat e Uzinës së Armëve në Poliçan, zjarrfikëset dhe Ushtria në terren
10/08 18:44
Top News- 14 vatra zjarri aktive në rang vendi/ Situata në kontroll, nuk ka rrezik për banesat
10/08 18:37
Top News – Haxhiu sulmon gjyqtarin e Kushtetueses: Llaban, bashkëpunëtor i BIA-s
10/08 18:05
Top News-Trafikuan 28 tonë kokainë në Evropë/GJKKO zbut masën vetëm për 1 person, 6 të tjerë në burg
10/08 18:03
Top News- Ekzekutohen babë e bir e dhëndri, plagoset një tjetër, ngjarja e rëndë në Gjilan
10/08 17:59
Top News – Air Force One i ri brenda 6 muajsh / Dhurata e Katarit për Trumpin, ‘gati’ për përdorim
10/08 17:30
Top News- U vodh në Greqi, gomonia gjendet në Ksamil, por jo autorët
10/08 17:18