Terrorizmi në internet ishte një ndër operacionet e fundit që ndërmoi Europol me pjesëmarrjen e 13 shteteve anëtare të BE, si dhe 4 të tjerë jo anëtarë. Në këtë operacion u përfshi njësia antiterror nga Qendra Evropiane dhe qëllimi kishte të bënte me marrjen e masave kundër shpërndarjes së përmbajtjeve terroriste në internet, në një aksion të bashkërenduar.