Dymbëdhjetë persona të arrestuar dhe 4.2 ton drogë e sekuestruar është bilanci I një aksioni ndërkombëtar policor I zhvilluar në Mal të Zi dhe në Gjermani. Europol, tha se mes grupeve kriminale të goditura, është edhe një kartel ballkanik, ku një nga drejtuesit e tij është vënë në pranga në Mal të Zi. 47-vjeçari rezulton drejtor I një kompanie, e cila ka pranuar 139 dërgesa nga 16 vende, përfshirë Ekuadorin, Ukrainën dhe Kolumbinë, tregojnë të dhënat për tregtinë globale.