Europianët janë të hapur për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian, pavarësisht kostove dhe rreziqeve. Sipas një sondazhi të bërë në 6 vende të BE-së, rezulton se europianët kanë një qëndrim të ftohtë lidhur me pranimin e Gjeorgjisë dhe disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndër to dhe Shqipëria. Sondazhi zbuloi gjithashtu kundërshtimin e fortë ndaj pranimit të Turqisë. Të dhënat e sondazhit të gjashtë vendeve anëtare të BE-së për Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë gjeti mbështetje të konsiderueshme për kandidaturat e Ukrainës dhe, në një masë më të vogël, të Moldavisë dhe Malit të Zi.