Emmanuel Macron ka shkaktuar një stuhi kritikash pasi tha se Evropa nuk duhet të bëhet një “vasale” dhe duhet të shmangë tërheqjen në çdo konflikt midis SHBA-së dhe Kinës për Tajvanin. Presidenti francez i bëri këto komente në një intervistë pas një vizite shtetërore tre-ditore në Kinë, ku priti tapetin e kuq nga presidenti i Kinës, Xi Jinping – një shfaqje madhështore që alarmoi disa analistë.