Rritja e buxheteve evropiane të mbrojtjes si edhe ajo e prodhimit nga industritë e pajisjeve ushtarake, janë të nevojshme për të sigurinë e Evropës, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në një intervistë për një gazetë gjermane. “Duhet të shpenzojmë më shumë për sigurinë tonë," i tha Rutte gazetës gjermane të së dielës Velt am Zontag . "Por ne gjithashtu duhet të rrisim me shpejtësi prodhimin e mbrojtjes në të dy anët e Atlantikut. Për një kohë të gjatë, ne kemi prodhuar shumë pak.", vijoi ai.