Në qershor, Parlamenti Europian foli qartë për situatën në Zvërnec, duke i kërkuar Shqipërisë moratorium të ndërtimeve në zonat e mbrojtura deri në ndryshimin e kuadrit ligjor. Por, ende kjo gjë nuk ka ndodhur. Pas një vizite dy ditore në Shqipërisë, bashkëkryetarja e grupit të të gjelbërve ne Parlamentin Europian Terry Reintke, përsëriti kërkesën dhe e konsideroi këtë çështje të rëndësishme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.