Protestë, revoltë dhe thirrje kundër ligjit për zonat e mbrojtura! Kjo ishte panorama që gjetën eurodeputetët gjatë vizitës së tyre në jug të Shqipërisë, ku së bashku me një delegacion nga parlamenti shqiptar vrojtuan nga afër situatën në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit, ku janë projektuar investime të mëdha amerikane.