Top News / Eurodeputetët njihen me Shqipërinë/ Vlerësojnë negociatat, por kritikojnë klimën politike
23/11/2024 17:25

“Shqipëria ka marrë notë pozitive në hapat e ndërmarra prej saj në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian megjithatë ka ende shumë detyra që duhen të përmbushen nga ana e qeverisë shqiptare. Europdeputetja Anna Strolenberg rrëfen se një ndër pikat më të rëndësishme është forcimi i opozitës si gurthemel për një demokraci të shëndetshme.” “Dëshira jonë më e madhe është që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së. Sa më shpejt, sepse me të vërtetë mendojmë që Shqipëria është pothuajse tashmë pjesë e BE-së, por duhet të ndërmerren hapat e ardhshëm. Disa gjëra të mira kanë filluar. Për shembull, kanë nisur bisedimet për sundimin e ligjit në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, dhe janë bërë disa reforma në sistemin gjyqësor. Tani kemi strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por ky është vetëm fillimi.” Eurodeputetja u ndal tek protesta e Partisë Demokratike në Parlamentin Europian dhe tek masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish kryeministrin Sali Berisha. “Po, kam dëgjuar që ai është arrestuar, dhe mendoj që nëse struktura kundër korrupsionit ka vendosur që duhet të arrestohet, atëherë kjo duhet të ndodhë. Çështja kryesore është që korrupsioni duhet luftuar. Ky është një detyrim i madh për Shqipërinë tani. Pra, nëse ky është rezultati përfundimtar ose vendimi që është marrë, atëherë duhet të zbatohet. Por dua të theksoj një gjë këtu: A ka aktualisht parti të vërteta opozitare në Shqipëri? Nëse doni të keni një demokraci të shëndetshme, ju duhet një parti opozitare e mirë. Aktualisht kjo mungon në Shqipëri, dhe është shumë e nevojshme që të ketë parti të tjera që mund të formojnë një opozitë të vërtetë.” Strolenberg shtoi se pas agresionit rus në Ukrainë është më e rëndësishme se kurrë që Bashkimi Evropian të zgjerohet.

Top Channel/ Një protestuese del pro dialogut me Ramën, debaton ashpër me tubuesit e tjerë
21/10 11:46
Top Channel/Protestuesja shpërthen në protestë: Ta shohin prindërit tanë që e kanë votuar këtë se…
21/10 11:45
Top Channel/ Protestuesit hedhin karriget e ‘Dialogut’, Kuçana tenton t’i ndalojë: Mos bini pre…
21/10 11:31
Top Channel/ Studentët e Politeknikun bojkotojnë mësimin, nis marshimi drejt kryeministrisë
21/10 11:20
Top Channel/ “Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën te Politekniku: Rroftë rinia e lirë
21/10 11:16
Top Channel/ E veçantë në protestën në Korçë, një persona me aftësi ndryshe i bashkohet tubimit
21/10 11:10
Top Channel/ Studentët dhe pedagogët e Universitetit të Elbasan bojkotojnë mësimin
21/10 11:03
Top Channel/ Pedagogë dhe studentë në Korçë bojkotojnë mësimin, nis marshimi në rrugën e qytetit
21/10 10:52
Top News – Pedagogë dhe studentë bojkotojnë mësimin në Korçë
21/10 10:40
Top News – Rama nxjerr sërish karriget. Kryeministri kërkon dialog dhe paralajmëron dhunuesit
21/10 10:33
Top News – Karriget u thyen, por jo ftesa për dialog, Rama: Dhunuesit do marrin përgjigje
21/10 09:34
Top Channel/ “Dialog”, Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Dhuna nuk justifikohet
21/10 09:11
Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34