Kursi i këmbimit Euro-Lek ja pësuar sërish rënie gjatë dy javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të martën Euro u këmbye me 103.29 lekë, duke shënuar nivelin më të ulët që prej 20 dhjetorit të vitit të kaluar. Kursi i këmbimit Euro-Lek aktualisht paraqitet në rënie vjetore me 9.7%.