Monedha europiane pësoi një rënie të ndjeshme gjatë kësaj jave në tregun valutor, duke ndaluar në nivelin 106.44, referuar të dhënave të fundit të përditësuar nga banka e shqipërisë . Që prej së premtes, një euro këmbëhet me 106.44 lekë nga 107, 4 që ishte më datë 26 qershor. Rënia e euros në tregun e brendshëm është ndikuar dhe nga zhvlerësimi i saj në bursat ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët u këmbye me 1.084 dollarë. Ndryshe nga euro, dollari është mbivlerësaur në tregun e brendshëm, në linjë dhe me zhvillimet në bursat ndërkombëtare.