Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi sërish rënie ditën e martë, duke prekur një rekord të ri historik. Sipas të kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 114.35 lekë, në rënie ditore me 0.17 pikë. Agjentët e këmbimit valutor shprehen se rënia e Euros i detyrohet kryesisht një oferte mjaft të lartë valutore në tregun vendas. Këtë vit, oferta valutore ka qenë në përgjithësi e lartë dhe kursi i këmbimit të Euros ka thyer rekord pas rekordi në rënie. Në gjysmën e dytë të të dhjetorit, kjo ofertë ndikohet edhe nga efekti i sezonalitetit.