Ka nisur me një tjetër rënie këtë javë kursi i këmbimit mes euros dhe lekut. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 100.26 lekë, duke prekur nivelin më të ulët historik të kursit të këmbimit, ndërkohë që rekordi i mëparshëm kishte qenë vlera e 100.27 lekëve, më 11 qershor.